12:31 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dhëndri e plagosi me tre plumba doktorin sot në lagjen ‘Marigona’

Gjinekologu kosovar Premtim Gojani u plagos me tre plumba para derës së shtëpisë nga dhëndri, mengjesin e sotëm në lagjen Marigona të Graçanicës.

Mësohet se Gojani është në shokdhomë.

Dhëndri i tij F.F pasi plagosi mikun u dorëzua te sigurimi i lagjes.

“E ka plagos para derës së shtëpisë, në sy të familjarëve, dhe u dërëzu te sigurimi lagjes”, tha ky burim për Express.

Arsyet e kësaj ngjarje të rëndë është herët të dihen ndërsa nëvendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar: një armë zjarri (revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes); një granatë dore (e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për çminim); një elektroshok; pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

I dyshuari F.F 64 vjeç është intervistuar nga Policia e Kosovës.