08:55 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Gjuajti me armë ish-dhëndrin, arrestohet pejani

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Radac të Pejës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë ndaj ish-dhëndrit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka  shtëne me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar (ish dhëndrit të tij), por nuk e ka qëlluar. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim  të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/