19:54 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Dhurata për 10 vjet shtet, mbreti i Parisit që flet shqip”

Akil Gjakova është kampion i Grand Slam Turneut të Parisit. Gjakova në finale ishte më i mirë sesa favoriti nga Gjeorgjia dhe medalisti i dyfishtë olimpik Lasha Shavdautashvili.

Për Akil Gjakovën kjo është medalja e dytë këtë vit, pas medaljes së argjendtë të fituar në Grand Slamin e zhvilluar në Tunis.

Për këtë sukses të madh të kosovarit ka shkruar edhe Driton Kuka, i cili është trajner i Akilit, dhe i cili ka sigurisht merita të mëdha për këtë sukses.

“Mbreti i Parisit që flet Shqip sonte!
Dhurata për 10 vjet shtet!
Akili i artë në Grand Slam Paris!
Kampioni Olimpik i gjunjëzuar në Finale!” , ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook. /IndeksOnline/