17:52 / E Premte, 22 Qershor 2018 / k.v

Diego Simeone: Messi s’ka faj, e ka ekipin “llom”

Diego Simeone ka thënë se Lionel Messi nuk duhet fajësuar për dështimin e Argjentinës.

Trajneri i Atletico Madrid ka thënë se përfaqësuesja e Argjentinës është e shkapërderdhur dhe se fajet për këtë i ka Federata.

“Situata e përfqësueses së Argjentinës fatkeqësisht është e njëjt që 4 vite. Ekipi është i shkapërderdhur. Të gjithë presin nga Messi, por askush s’bën asgjë për Messin.

Situata është e keqe në zhveshtore, në Federatë, në skuadër, kudo. Dhe në fund, Messi mbetet fajtori. Por, pavarësisht kësaj unë besoj se Argjentina do të kualifikohet” ka thënë Simeone./Indeksonline.