10:15 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Digjet një veturë brenda kampusit të UP-së (Video/Foto)

Një veturë është përfshirë nga zjarri para disa minutash.

Rasti ka ndodhur brenda kampusit të Universitetit ‘Hasan Prishtina’.

Në këto pamje të cilat i ka dërguar një lexues i Indeksonline, shihet vetura e përfshirë në plakë derisa zjarrfikësit përpiqen ta shuajnë atë.

Përveç kësaj veture, janë dëmtuar edhe dy vetura tjera afër saj.

Në fund, zjarri është shuar, nuk dihet arsyet e përfshirjes në zjarr./Indeksonline/