12:50 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Dikoviq cilësohet si njëri i padëshiruar në Amerikë, Vulin flet i habitur se pse s’mori vizë

Ministri i Mbrojtjes Aleksanadar Vulin ka thënë se ai nuk e kupton se pse Ambasada e SHBA-së në Beograd ka refuzuar t’i japë vizën komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Ljubisha Dikoviq, për të shkuar në konferencën e Shefave të luftës kundër organizatave të dhunshme ekstremiste, transmeton Indeksonline.

Vulin tha se Dikoviq është trim dhe i nderuar dhe se ushtria serbe është krenar me të dhe se asgjë në rrugën e tij të luftës dhe jetës nuk mund të jetë arsye që ai nuk ka marrë vizën për të udhëtuar në SHBA.

Duhet shtuar se telegrafi serb ka publikuar sot disa emra që cilësohen si lista sekrete të cilët nuk mund të udhëtojnë në Amerikë, pasi shihen si njerëz të padëshiruar. Ndër ta ishte edhe emri i Dikoviq, Sheshel dhe këngëtares së njohur serbe, Ceca./Indeksonline/

 

Lista sekrete e serbëve të padëshiruar në Amerikë, ndër ta Sheshel dhe Ceca