10:38 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Dikur deputete e Kosovës, tani larg temave të “nxehta” të Kuvendit (Foto)

Ishte deputete në dy legjislacione, mirëpo tani, Melihate  Tërmkolli i është larguar tërësisht politikës.

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  është parë ndryshe nga kolegët e saja.

Në disa foto të bëra nga “Indeksonline”, ajo shihet me një veshje krejtësisht normale, e jo ‘firmato’ duke ecur kështu për në një drejtim të vendit të caktuar.

Me këtë rast, Tërmkolli është kapur ‘mat’ në njërën prej rrugëve të Prishtinës.

Ndryshe, Tërmkolli ishte deputetja që kishte shprehur shumë kritika rreth zhvillimeve politike në vend. Ajo ndër të  tjerash kishte deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë po bëhet gjithnjë me marrëveshje false.

Më poshtë shikoni disa pamje:

/Indeksonline/