Dinamo e Ferizajit zyrtarizon largimin e Abazit dhe njofton pasuesin e tij
Arsim Abazi nuk do të jetë më trajner i Dinamos së Ferizajit.
Skuadra ferizajase ka njoftuar se ka ndarë rrugët me Abazin, i cili vjen pas humbjes nga Vëllaznimi në fundjavën që shkoj, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu Dinamo ka njoftuar se në krye të ekipit do të jetë trajneri Egzon Shabani.
Abazi ka marr drejtimin e Dinamos së Ferizajit para katër muajve, derisa aktualisht gjendet në vendin e dytë në Ligën e Parë, me 59 pikë, aq sa ka edhe Vushtrria./IndeksOnline/

