14:57 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Diplomacia nuk arriti atë që duhej për dhjetë vjet shtet

Diplomacia e Kosovës nuk arriti të përmbush misionin e saj në jubileun e parë të shtetësisë së Kosovës, ani pse pati edhe disa të arritura.

Mungesa e njohjeve të reja në vitet e fundit, mos anëtarësimi në organizata të rëndësishme, si UNESCO, INTERPOL e tjera, politizimi i skajshëm i shërbimit diplomatik e mos koordinimi mes institucioneve të vendit, janë problemet që e kanë përcjellë diplomacinë kosovare për dhjetë vjet shtet.Analistë e deputetë vlerësojnë se ka mundur të bëhet me shumë dhe se nuk është prezantuar ashtu siç duhet në arenën ndërkombëtare.Analisti Imer Mushkolaj thotë për KosovaPress, se arritjet më të mëdha në diplomacinë kosovare janë bërë fal kontributit të shteteve mike të Kosovës, e jo aq shumë për shkak të punës së diplomacisë kosovare.Mushkolaj përmend njohjet që kanë ardhur për shtetin e Kosovës, ku pjesa më e madhe e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën, kanë ndodhur në vitet e para pas pavarësisë, dhe po del se ato janë arritur, fal kontributit që kanë dhënë shtetet mike të Kosovës, si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania.

Mos ardhja e njohjeve të reja, sipas Mushkolajt është si rezultat i dy problemeve, e që janë Rusia dhe Spanja.Jo të kënaqur me arritjet në diplomacinë kosovare janë edhe deputetët e partive politike. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, vlerëson se është bërë një punë e mirë, por jo e kënaqshme në shërbimin diplomatik.

Ajo përmend edhe mungesën e koordinimit mes institucioneve që merren me diplomacinë, e cila sipas saj, ka shkaktuar edhe mungesë të rezultateve.

Edhe deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu, thotë se nuk u arrit ajo që është dashur në diplomacinë kosovare. Ai përmend dy grupe në të cilat ka ngecur diplomacia kosovare për të arritur sukses edhe më të madh, qoftë në sjelljen e më shumë njohjeve, anëtarësimit në organizata rajonale e ndërkombëtare.

Duke folur për njohjet, Sejdiu thotë se pikërisht këto dy çështje lidhen me njohjet sepse po të shfrytëzoheshin këto përparësi të Kosovës, atëherë do të kishte me shumë njohje në këtë jubile. Madje, thotë se kishte shpresuar se deri tani, Kosova do të kishte numër të mjaftueshëm të njohjeve.

Ministri i parë i Punëve të Jashtme pas shpalljes së pavarësisë ishte Skënder Hyseni, derisa pas tij ishte Enver Hoxhaj, Hashim Thaçi, përsëri Enver Hoxhaj dhe aktualisht është Behgjet Pacolli.