08:29 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Disa histori të mahnitshme që mund të ju bëjnë të ndryshoni mendim për Ronaldon

Edhe pse është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe ka shumë fansa, Ronaldos nuk i mungojnë as ata të cilët kanë urrejtje për të.

Mirëpo këtu do t’i transmetojmë disa histori të cilat tregojnë së ai me të vërtetë është një njeri human.

Në vitin 2011 Cristiano Ronaldo e fitoi këpucen e artë pasi shënoi 40 gola nën drejtimin e Jos Mourinhos mirëpo futbollisti në vend që ta mbante këtë trofe në shtëpi ai e shiti atë dhe paratë i dha për bamirësi, çmimi i shitjes së këpucës së artë ishte 1.2 milionë funte, transmeton Indeksonline.

Historinë tjetër ndoshta e kemi dëgjuar por ja vlenë të përsëritet, portugezi nuk ka as një tatuazh për arsyje që ai është dhurues i rregullt i gjakut dhe përveq kësaj ai ka marrë pjesë edhe në shumë fushata ku kishte bërë thirrje për dhurim të gjakut.

Ronaldo ka dhuruar shuma të mëdha parash në vitin 2015 për tërmetin që kishte ndodhur në Nepal. Raportohet që futbollisti i ka dhuruar më shumë se 5 milionë euro për t’i ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti.

Nëna e Ronaldos arriti ta mposht sëmundjen e kancerit të gjirit, andaj ai vendosi ta falenderojë qendrën e kujdesit ku ishte ajo duke ju dhuruar 120,000 euro.

Ronaldo ishte trishtuar kur kishte dëgjuar historinë e një fansi të tij, që ishte vetëm 9 vjeçar dhe vuante nga kanceri, andaj ai e dërgoi një shoferë për ta sjellë fansin e tij në hotelin ku ishte duke qëndruar dhe ai e mori atë në bernabeu që ta shikonte një ndeshje kurse pas ndeshjes edhe i dhuroi fanellën./Indeksonline/.