11:42 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Disa persona të lënduar në aksidentin mes veturës dhe ariut në rrugën Prishtinë-Pejë

Mbrëmë pas orës 23:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, në afërsi të Orllatit një veturë goditi një ari, kjo e fundit nuk arriti që t’u mbijetoi plagëve dhe kështu ka ngordhur në vend.

Indeksonline mëson se nga ky aksident kanë pësuar lëndime të lehta disa persona. Mirëpo, të njëjtit më tepër kanë qenë të shqetësuar nga kjo situatë, megjithatë kanë pranuar trajtim mjekësorë.

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Mbrëmë pas orës 23:00 ne afërsi te Orllatit, rr. Prishtine -Pejë, është raportuar për një aksident ku dyshohet te jetë përfshirë një veture dhe një ari. Njësitet për kontroll dhe menaxhim te autostradës jane marr me rastin, si dhe kane njoftuar edhe prokurorin për procedura të mëtejme”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Ndryshe,  Indeksonline  mbrëmë  kishte  siguruar edhe video të këtij aksidenti.

Më poshtë pamjet e rënda:

/Indeksonline/

Vetura godet ariun, në magjistralen Prishtinë-Pejë [Pamje+16]