10:53 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dissi i Eminem, debutimi më i madh ndonjëherë në “Youtube”

Nga vet kanali “Youtube” projektin e  fund “diss” të Eminem drejtuar reperit Machine Gun Kelly e ka konsideruar si debutimin më të madh për një këngë hip hop.

Ai vetëm për 24 orë ka arritur që të shikohet 28.1 milionë herë, kurse tash ka 72 milionë shikime.

Kurse, sa i përket këngëve të zhanreve të tjera, “Killshot” rendiet e treta kurse po vazhdon të jetë në krye të trendeve në SHBA.

Ndryshe, Eminem këtë diss ia kishte drejtuar reperit Kelly, i cili e kishte sulmuar disa herë me ‘dise’ që e akuzonin Eminem për tentim të bllokimit të karrierës së vet Kelly-t./Indeksonline/