19:13 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ditë e zënë për Prokurorinë e Pejës, ngriten 21 aktakuza

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë së premte, ka ngritur gjithsej 21 (njëzet e një) aktakuza për vepra të ndryshme penale të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Përveç 21 aktakuzave, gjatë ditës së sotme, nga prokurorët e kësaj prokurorie, janë bërë 4 (katër) kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj katër të pandehurve.

Gjithashtu, gjatë kësaj dite janë nxjerrë 9 (nëntë) aktvendime për fillimin e hetimeve ndaj disa të pandehurve për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, dhe në këtë drejtim, kërkojmë edhe ndihmën e të gjithë atyre që kanë njohuri për kreysit e veprave penale

Temat: