22:34 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Djali i Smajl Hajdarajt refuzon të ngushëllojë për vdekjen e Demaçit

Shpëtim Hajdaraj, djali i zyrtarit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, ka reaguar pas kritikave ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, për mospjesëmarrjen e zyrtarëve të kësaj partie në varrimin e Adem Demaçit.

Hajdaraj, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se mllefi ndaj LDK-së, ka qenë i pakuptimtë, duke shtuar se të gjithë e dinë se kush ka qenë në varrimin e Ibrahim Rugovës dhe zyrtarëve tjerë të kësaj partie.

“Vdekjen nuk ja dëshiroj askujt , por deri të qartësohen shumë gjëra të liga , refuzoj të ngushëlloj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Sa për Ibrahim Rugovën , LDK-në , Ahmet Krasniqin , Smajl Hajdarajn , Xhemail Mustafën e plot e plot të tjerë , veprimtari Adem Demaqi do të jetonte edhe 1000 vite jetë (po ti jepte jetë Zoti), për qe do të ishin këta shkaktarë të mos jetesës së tij.

Sot pash mllef e nxitje të pashembullt nga “mediat” dhe analista kundër LDK-së , sikur këta (mos e bë Zot) ta kishin vrarë bacën Adem. E kundërta ndodhi me shumë personalitete kombëtare.
Ahmet Krasniqi u vra nja një muaj apo dy pas marrëveshjes në Osllo me bacën për bashkim e luftë të përbashkët shqiptarësh. E dimë të gjithë kush ka marr pjesë në varrim e kush jo.
Ibrahim Rugova i kishte 3-4 tentim atentate , për shkak të veprimtarisë së tij politike , dhe fatmirësisht vdiç nga një vdekje natyrale (?) dhe të gjithë e dijmë se kush ka marr pjesë në varrim e kush jo . Edhe kush e quante “tradhëtar” para e pas vdekjes. Prap heshtëm të gjithë , përfshirë edhe mediat nxitëse të përqarjes.

Sa për kritika parimore (?) të bacës për Ibrahim Rugovën , pesë pare nuk i jap. Edhe vet Ibrahim Rugova e çmonte kritikën si vlerë.
Por si me ja ba që u vranë shumë personalitete kombëtare nga polarizimi i skajshëm shoqëror që mbizotëronte gjatë e pas lufte?

Vdekjen nuk ja dëshiroj askujt , por deri të qartësohen shumë gjëra të liga , refuzoj të ngushëlloj.