16:43 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dogana e Kosovës me aksion të madh, konfiskon telefona në vlerën e 30 mijë eurove [Foto]

Dogana e Kosovës  ka konfiskuar sot disa telefona të mençur gjatë një aksioni në dhjetë lokacione të telefonive mobile në Prishtinë.

Këtë për ‘Indeksonline’ e ka konfirmuar edhe zëdhënsi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Ai ka thënë se lokacionet kanë qenë target i kontrollit ku janë gjetur ky numër i telefonave mobil, pra dyshohet sipas tij, se mallin e kanë pasur të kontrabanduar.

“Vlera e tyre për momentin nuk dihet,derisa kalkulimet fillestare janë rreth 30.000 mijë euro”, është shprehur ai.

“J’u informoj se sot ekipet e Antikontrabandes dhe kanë ndermarrë një operacion të gjerë në Prishtinë dhe kanë ushtruar kontrolle në 10 lokacione të telefonive mobile me ç’rast kanë ndaluar dhe konfiskuar 156 copë telefona mobil te mençur . Subjektet të cilat kanë qenë target i kontrollit dhe ku janë gjetur ky numer i telefoneve mobil dyshohet se këtë lloj malli e kanë kontrabanduar”, ka përfunduar Stavileci./Indeksonline/