23:25 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Donika Kadaj befason me fjalët për Molliqajn e Kurtin (Video)

Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj nuk ka asnjë fjalë të keqe për njeriun, që po luftohet më së shumti nga grupi që brenda VV-së identifikohen si të afërt me Albin Kurtin.

Përkundrazi, sipas deputetes së VV-së Dardan Molliqaj është shembull i njeriut të përgatitur politikisht dhe shumë të vendosur.

Ajo ka thënë se ende nuk e di saktësisht se çfarë po ndodh në VV, por se do të angazhohet për unitet.

“Albini ka nje kontribut shume te madh nder vite ne angazhimin kombetar: sikurse ne angazhimin si student ne protesta studentore, angazhimin ne zyren e UCK’se, e po ashtu pas luftes, me Levizjen Vetevendosje!. Ka nje pergatitje intelektuale te larte dhe nje vullnet te jashtezakonshem per pune e angazhim, dhe shquhet per pergjegjesi te larte dhe si njeri shume sistematik. Eshte kembemgules ne qendrimet e tij”, ka thënë Kadaj-Bujupi./Indeksonline/