20:09 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Donika Kadaj, Besnik Tahiri e Lulzim Leci me pozita të reja në AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ia ka propozuar Këshillit Drejtues për aprovim përbërjen e re të Kryesisë së kësaj partie.

Në mbledhjen e mbajtur u vendos që nga tani partia të ketë 12 nënkryetarë dhe tre sekretarë, raporton Indeksonline.

Kështu, Besnik Tahiri është caktuar sekretar i përgjithshëm i AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi sekretare organizative e AAK-së, kurse sekretar ekzekutiv është caktuar Lulzim Leci

Nënkryetarët tjerë të AAK-së janë:

Ardian Gjini, Ahmet Isufi, Pal Lekaj, Gazmend Abrashi, Blerim Kuçi, Ali Berisha, Teuta Haxhiu, Muharrem Nitaj, Smajl Latifi, Magbule Shkodra, Time Kadrijaj dhe Diellza Hoti. /Indeksonline/

Temat: