16:26 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dorëheqje e madhe te kundërshtari i Kosovës

Është dorëhequr kryetari i Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Borislav Mihaylov.

Dorëheqja e tij ka ardhur pas thirrjeve raciste të tifozëve bullgarë ndaj anglezëve, në ndeshjen e mbrëmshme, Bullgari – Angli.

Dorëheqja e tij u kërkua nga kryeministri i Bullgarisë, Borisov.

Bullgaria u mposhtë 6:0 nga Anglia në shtëpi. Të dyja kombëtaret ndodhen në grup me Kosovën.