19:24 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dorëzohet Liverpooli për Coutinhon

Barcelona është vënë në gjurmim të yllit 25-vjeçar të Liverpool, Philippe Coutinho, që nga momenti kur Neymar u largua në drejtim të PSG.

Të kuqtë e Liverpool kanë refuzuar deri tani tre oferta për yllin e çmuar të tyre, duke u treguar të prerë se nuk e shesin brazilianin, ndërkohë sot, trajneri Klopp deklaroi se Coutinho mund të largohet nga klubi me çeljen e merkatos së janarit.

I pyetur në lidhje me të ardhmen e Coutinho, Klopp deklaroi:

“Nuk mendoj për atë as për një sekond. Nuk jam i pasigurtë, nuk jam i sigurtë. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në janar”.

 

Temat: