22:16 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dortmundi me kapiten të ri, bëhet ai që e meriton më së shumti

Borusia Dortmund do të ketë një kapiten të ri në edicionin që nisë së shpejti.

Trajneri i skuadrës, Lucien Favre i ka dhënë lajmit yllit të skuadrës, Marco Reus se shiriti i kapitenit do t’i takojë atij këtë edicion.

Kapiten i skuadrës së famshme gjermane në dy edicionet e fundit ishte Schmelzer.

Por, vetë mbrojtësi gjerman kishte dhënë dorëheqje nga bartja e shiritit të kapitenit duke thënë se skuadra ka nevojë për një lojtar që ka më shumë energji./Indeksonline/

Temat: