18:00 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dortmundi merr një lajm të mirë, Reus rikthehet në stërvitje (Video)

Marco Reus është rikthyer në stërvitje me topin, pas mungesës gjashtë muajshe për shkak të një operacioni në gjunjë.

Gjermani u trajnua me shokët e skuadrës, Lukasz Piszczek dhe Erik Durm.

28-vjecari nuk është paraqitur me Borussia Dortmundin që nga finalja e DFB Polak në maj, në këtë ndeshje Reus lëndoi ligamentet e gjurit.

Rikthimi i tij është i mirëpritur edhe për Kombëtaren e Gjermanisë, e cila mund ta ftoj atë në Kupën e Botës “Rusi 2018”./IndeksOnline/