10:31 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Drejtori i KEK-ut tregon kur përfundon shpronësimi në Hade dhe Shipitullë

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Arben Gjukaj drejtor menaxhues i KEK-ut, foli për procesin e shpronësimeve në Hade dhe Shipitullë.

Gjukaj fillimisht sqaroi se, ndonëse me mjaftë zvarritje, pas fillimit të procesit të banorëve shpronësimit, në Hade dhe Shipitullë, ekskavatorët kanë filluar të punojnë.

“Pas shumë bisedimesh në mes palëve për kompensimin e pronave, besoj se zotimet do të respektohen, banorët po pranojnë kompensimin dhe procesi po ece mbarë, deri në fund të këtij muaj ose fillimi i shkurtit, besoj se do te kompensohen të gjithë banorët e këtyre anëve”, tha Gjukaj.

Po punohet në të gjitha anët, shton ai, dhe është optimist se me këtë angazhim banorët do të kompensohen sipas marrëveshjes dhe punimet do të vazhdojnë sipas planit.