23:06 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dreshaj: Pres rezultatet me postë dhe me kusht për të thelluar rezultatin e fitores

Kandidati i AAK-së për komunën e Istogut, Gani Dreshaj në bazë të rezultateve të KQZ-së, sonte doli fitues në rivotimin e kësaj komune.

Dreshaj me këtë rast ka theksuar se Istogu votoi për të tretën herë për ndryshim, transmeton Indeksonline.

Dreshaj gjithashtu ka falënderuar të gjithë qytetarët e Istogut për këtë mundësi e që sipas tij për faj të dikujt tjetër u desh të dilej në votime.

Gjithashtu ai ka thënë se pret rezultatet me postë dhe me kusht, për të thelluar rezultatin e fitores.

Ky është postimi i plotë:

Istogu votoi për të tretën herë për ndryshim.

I falënderojë qytetarët e Istogut për këtë mundësi, anipse për fajin e dikujt tjetër u desht të dilej në votime.

U rikonfirmua fitorja ime përsëri dhe më nuk do të lejoj që të më mirret fitorja në tavolinë.

Tani pres rezultatet me postë dhe me kusht për të thelluar rezultatin e fitores.

G.D