22:59 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Drita, ky klub shembullor – presidenti, Valon Murseli tregon gjithçka në detaje për premitë

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita realizoi premtimin e dhënë sezonin e kaluar – ua pagoi premitë futbollistëve që kontribuan në suksesin historik.

Sot, futbollistët e Dritës arkëtuan premitë rekorde, të cilat nuk kanë qenë asnjëherë më parë të kësaj shifre në historinë e futbollit kosovar.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe presidenti i Dritës, Valon Murseli në një prononcim për IndeksOnline.

”Po, i kemi shpërndarë. S’ka pasur vonesa. Në kontratë ka shkruar që premitë do të alokohen te futbollistët kur UEFA t’i kryejë detyrimet ndaj nesh”.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

”Secili lojtar që e ka pasur të shkruar në kontratë për premi, i ka marrë mjetet”.

”Madje edhe ata që janë larguar – si Kastrioti, Driloni e Fazliu. Sa të jem unë në Dritë, klubi nuk do t’i mbesë borxh asnjë lojtari”, potencoi Murseli për IndeksOnline.

Drita nuk e ka nisur mirë sezonin e ri, teksa pas rezultateve të dobëta, edhe trajneri, Bekim Isufi është larguar.

Në vend të tij është emëruar Shpëtim Duro, me të cilin, gjilanasit kanë filluar ngadalë të këndellet dhe të ngriten drejt vendeve të para në tabelë.

Image may contain: one or more people, crowd, stadium and outdoor

Edhe për këtë sezon, presidenti, Murseli u ka premtuar premi futbollistëve në rast se shpallen kampion – madje, shuma edhe më të larta.

”Po, do të ketë premi. Madje, edhe më shumë të larta se në sezonin e kaluar”.

”Por, shumë lojtarë që kemi dashur t’i transferojmë, nuk kanë ardhur te ne sepse janë frikësuar që nuk i japim premitë”, vazhdoi Murseli.

Tutje, presidenti i klubit gjilanas ka zbuluar edhe shumën e saktë të premive që janë shpërndarë te futbollistët dhe shumën që do të shpërndahen tani nëse Drita shpallet kampion.

Image may contain: 1 person, outdoor

”Të premten, janë shpërndarë rreth 140 mijë euro te futbollistët në fjalë”.

”Këtë sezon, nëse bëhemi kampion, kam premtuar 200 mijë euro premi”, zbuloi i pari i Dritës.

Për fund, Murseli ka treguar se sa korrekte është Drita me shtetin në aspektin e obligimeve tatimore dhe se premitë saktësisht nuk kanë qenë të vlerës 8 mijë euro.

”Në fakt, premitë nuk kanë qenë 8 mijë euro, por 10 mijë euro”.

Image may contain: one or more people and outdoor

”Por, jemi të obliguar t’i paguajmë tatimet për premi, kështu që futbollistët kanë marrë nga 8 mijë euro”, përfundoi Murseli./IndeksOnline/