22:18 / E Premte, 13 Maj 2022 / A K

Drita merr vendim për të ardhmen e Ardian Nuhiut

Drita ka marrë vendim që të vazhdojë kontratën me trajnerin, Ardian Nuhiu. Plus tri vite është kontrata që e lidhë Nuhiun me Dritën.”Vazhdohet bashkëpunimi me kryetrajnerin Ardian Nuhiu

Sot, në ambientet e klubit DRITA është arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin tonë, Ardian Nuhiu, të cilit i është besuar drejtimi i klubit edhe për tri vite të tjera.

Marrëveshja e rinovuar është nënshkruar sot në prani të Drejtorit Gjeneral të klubit, Feti Murseli, me ç’rast i dëshiron trajnerit suksese dhe vazhdimësi të punës së bërë deri më tani.

Kontributi dhe puna e trajnerit Nuhiu është vlerësuar si tejet e suksesshme dhe klubi jonë beson në vazhdimësinë e këtij rrugëtimi edhe për vitet e ardhshme.

Kujtojmë që trajneri Ardian Nuhiu u bashkua me klubin tonë më 17 shtator, 2018.

FC DRITA i dëshiron shumë suksese trajnerit në projektin tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Dritës./Indeksonline/