17:40 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Drita rigjen fitoren, Ferizaj shënon fitore të rëndësishme në udhëtim

Kampioni në fuqi Drita ka triumfuar në udhëtim te Drenica me rezultat të ngushtë 1-2, por shumë të vlefshëm pas krizës në rezultate që pati në javët e fundit.

Bujar Shabani dhe Xhevdet Shabani realizuan për gjilanasit, ndërkohë Taulant Dajaku nga penaltia për ekipin vendas.

Ferizaj ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Ballkani që sërish ka luajtur me një futbollist më pak në pjesën e dytë pas përjashtimit të Gentian Elezajt. Dren Gashi ishte autor i golit të vetëm për ferizajasit.

Feronikeli ka realizuar fitore rutinore përballë KEK-ut me rezultat bindës 4-1.