13:38 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / C E

Drita sqaron situatën, tregon se çfarë do të ndodh me ndeshjen

Drita është kthyer në Kosovë pasi dy lojtar kanë dalë pozitiv me koronavirus pak para ndeshjes finale të Play-offit kundër Linfild.

Kampionët e Kosovës, përmes një statusi në rrjetet sociale kanë shpjeguar situatën në të cilën ka kaluar skuadra.

Sipas tyre, me rregullat e UEFA-së ndeshja duhej të zhvillohej me lojtarët që kanë dalë negativ, por kjo ka ra ndesh me rregullat e shtetit zviceran.

Gjatë ditës së sotme, UEFA do të jap versionin përfundimtar se çfarë do të ndodh me ndeshjes.

Ky është njoftimi i Dritës:

Prishtine, 12.08.2020

Klubi jone FC DRITA sapo ka arritur ne Kosove. Me kerkese te shtetit zvicrran, na eshte kerkuar qe ta leshojme vendin e zvicrres para se te karantinohemi per 10 ditet e ardhshme. Organizatori UEFA ka bere perpjekje qe ndeshja te zhvillohet por qe ka qene e pamundur nga autoritetet zvicrrane.

Me tu marr ky vendim, ne koordinim me organizatorin e kompeticionit eshte vendosur qe ndeshja mos te zhvillohet dhe ne te kthehemi ne Kosove.

UEFA gjithashtu na ka njoftuar qe per fatin e ndeshjes ndaj Linfild FC do te venodset sot(12.08.2020) nga komisioni i diciplines se UEFA-se.

Rregullat e UEFAS ishin te qarta qe nese nje lojtare rezulton pozitiv, lojtari do te izolohet dhe pjesa tjeter e skuadres do te vazhdoj me ndeshjet, ndersa kjo rregullore ka ra ndesh me rregullat e shtetit zvicrran, per te cilen gje eshte dashur qe ta mendoje mire organizatori i kompeticionit qe mos te na shfaqen probleme te tilla.

Klubi jone FC DRITA eshte tejet optimist qe do te gjindet nje zgjidhje nga UEFA ne menyre qe mos te demtohet asnje skuader.

FC DRITA