12:46 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dua Lipa realizon album fotografik me babain e saj (Foto)

Dua Lipa momentalisht është një nga këngëtaret më të famshme dhe më të kërkuara në botë.

Ajo më 12 gusht do të performojë në Prishtinë në kuadër të festivalit Sunny Hill, të cilin e ka organizuar babai i saj, Dukagjin Lipa, shkruan Indeksonline.


Ky i fundit sot në llogarinë e tij Instagram ka postuar disa fotografi ku shihet me Dua-n, teksa vijnë babë e bijë si kurrë më parë përmes ngjyrave bardhë dhe zi.


Ndryshe Dukagjin Lipa dje përmes llogarisë së tij Facebook ka njoftuar se nuk kanë mbetur edhe pak javë kur edhe do të ndahen publikisht mbi 100 mijë euro për organizatat e ndryshme që merren me fëmijë dhe komunitete të nën-përfaqësuara./Indeksonline/