21:48 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Dubai teston targat dixhitale në makina

Për vite të tëra targjat e regjistrimit të makinave nuk kanë ndryshuar fare dhe ka një kohë që përmenden si term ‘targat dixhitale’.

Dubai bëhet vendi i dytë pas Kalifornisë që do testoj targat dixhitale për të parë nëse funksionon si sistem, transmeton IndeksOnline.

Targat dixhitale janë të pajisura me GPS dhe ky test do të përdoret për të vlerësuar avantazhet e përdorimit të tyre, duke lejuar përgjigje më të shpejta ndaj emergjencave në rastin e aksidenteve apo vjedhjeve.

jithashtu, shërbime të ndryshme si kolaudimi i makinës, gjobat dhe pagesat e rrugëve janë lehtësisht të menaxhueshme me anë të targës digjitale.

Këto targa do të jenë të pajisura me GPS, gjë që mund të çojë në efekte negative të tipit hakerim i sistemit të targave të cilat menaxhohen nga autoritetit përkatës. Në rastin e Dubait, klima e nxehtë dhe rëra mund të krijojnë probleme për këtë teknologji.