23:31 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Mercedes zhvillon dritat dixhitale me rezolucion 1 milion pixel

Bazat e dritave në të vërtetë nuk kanë ndryshuar aq shumë në dekadat e fundit. Sigurisht, ato janë bërë më të ndritshme, më inteligjente dhe me dukje më të mirë.

Në Gjenevë, Mercedes ka prezantuar siç e quajnë ata “e ardhmja e ndriçimit të makinave” . Kjo është një teknologji e re e quajtur Digital Light.

Ato kanë një dritë me një rezolucion prej më shumë se 1 milion piksel dhe nuk ndriçojnë rrugën gjithmonë me të njejtën intensitet drite, por drita dixhitale përshtatet në kushtet tuaja të drejtimit, shkruan IndeksOnline.

Për shembull, le të themi se po ngasim natën dhe ka një shenjë shumë reflektive përpara. Drita dixhitale mund të zvogëlojë intensitetin e dritës që po dërgohet tek shenja reflektuese, duke i mbajtur pjesët e tjera të rrugës të ndriçuar me shkëlqim. Në këtë mënyrë, shoferi nuk do të pengohet nga reflektimi i ashpër i shenjës gjersa jeni duke ngasur në ambient të errët.

Kamerat në dritat dhe sistemet e tjera të sensorëve ndihmojnë automjetin të marrë vendimet e duhura se çfarë duhet të ndriçohet dhe me çfarë intensiteti. Sistemet e fuqishme kompjuterike lejojnë që të dhënat të vlerësohen në milisekonda, duke i dhënë ndriçim komandave të shpejta për përshtatjen e dritave.

Mercedes thotë se teknologjia do të hyjë në prodhimin e vogël të serive në Mercedes-Maybach S-Class. Blerësit e përzgjedhur të flotës pritet të marrin dorëzimin e makinave të para me drita dixhitale në gjysmën e parë të këtij viti. /IndeksOnline/
.