10:25 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dy javë nga fillimi i Ligës së Kombeve, Kosova ende pa stadium

Me 7 shtator Kosova do të zhvilloj ndeshjen e parë të Ligës së kombeve kundër Azerbajxhanit në Stadiumin Olimpik të Bakut.

Tri ditë më vonë, saktësisht me 10 shtator, skuadra e Challandes do të duhet të luaj ndeshjen tjetër, të parën si vendas kundër Ishujve Faroe, shkruan indeksonline.

Edhe pse nuk ka shumë kohë, FFK ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga UEFA për vendimin final mbi licencimin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Inspektimi që u bë në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në mes të Dritës dhe Prishtinës nuk pati sinjale shumë pozitive.

Nëse deri atëherë nuk vjen një njoftim zyrtar nga shtëpia evropiane e futbollit, Kosova ndeshjet do të detyrohet t’i luaj përsëri në Shqipëri. /IndeksOnline/