10:07 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Dy klubet italiane pensionojnë numrin 13-të (Foto)

Skuadra e Fiorentinas dhe Cagliarit edhe zyrtarisht e kanë pensionuar numrin 13’të.

Krejt kjo për shkak të vdekjes së befasishme të kapitenit, Davide Astori.

Astori ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare të dielën para ndeshjes me Udinesen, shkruan IndeksOnline.

Në shenj respekti, skuadra italiane ka deklaruar se numri 13’të, atë që mbante mbrojtësi italian do të pensionohet.

“Për nder të kujtesës së Davide Astorit, klubi i Cagliarit dhe Fiorentina kanë vendosur që numrin 13 të dalë në pension”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Astori ishte futbollist i akademisë së Milanit, ai poashtu luajti edhe për skuadra si Cagliari dhe Roma./IndeksOnline/