10:01 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dy lëndime të rënda për Leipzigun, Keita dhe Orban (Foto)

Skuadra gjermane, Leipzig do të përballet me dy mungesa të mëdha gjatë këtyre ditëve.

Bëhet fjalë për lojtarët, Willi Orban dhe Naby Keita – të cilët kanë pësuar lëndime, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit gjerman.

“Të hënën mbrëma, Naby Keita mori një tendosje në kofshën e djathtë, kurse Willi Orban pati një prerje të thellë të gjurit të tij të djathë, ku u dashtë edhe qepja”.

“Sa do të qëndrojnë jashtë fushave, kjo ende nuk është bërë e ditur”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Skuadra e Leipzig pas humbjes kundër Eintrachtit ka rënë në pozitën e pestë në tabelën e Bundesligas me 38 pikë në 23 xhiro./IndeksOnline/

Temat: