18:31 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Interi kompleton transferimin e mesfushorit të njohur (Foto)

Keita Balde Diao është lojtari më i ri i Interit pas transferimit nga Monaco në huazim një sezonal me opsionin e blerjes permanente, transmeton IndeksOnline.

I lindur në Spanjë, senelgalezi iu bashkua akademisë së Barcelonës në vitin 2004. Në vitin 2010, ai u huazua te klubi katalunas, Unio Esportiva Cornella.

Një vit më pas, Keita largohet nga Spanja dhe pranon një ofertë nga Lazio, ku ai tregoi potencial të jashtëzakonshëm, duke fituar titujt me skuadrën e të rinjëve.

Në verën e vitit të kaluar, ai u transferua në Monaco, ku zhvilloi 33 paraqitje sezonin e kaluar, duke shënuar 8 gola.

Për Kombëtaren e Senegalit, ai debutoi në mars të vitit 2016. Aktualisht, ai numëron 20 paraqitje dhe ka shënuar tre gola./IndeksOnline/

Keita Balde is an Inter player!