Dy të pensionuar, Ramsey dhe Vettel morën pjesë në maratonën e Londrës
Dy emra të njohur të sportit ndërkombëtar, Aaron Ramsey dhe Sebastian Vettel, morën pjesë në edicionin e fundit të “London Marathon”, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.
Ish-mesfushori i njohur i futbollit dhe ish-kampioni i Formula-s 1 iu bashkuan mijëra pjesëmarrësve në këtë event prestigjioz, i cili mbledh çdo vit sportistë profesionistë, amatorë dhe figura publike nga e gjithë bota, shkruan Indeksonline
Sipas raportimeve, të dy sportistët, tashmë të tërhequr nga karrierat e tyre aktive, përfunduan garën me një kohë mbi tri orë, duke dëshmuar përkushtim dhe formë të mirë fizike edhe pas pensionimit nga sportet respektive. Në fund të maratonës, si gjithë pjesëmarrësit që përmbyllin garën, ata u nderuan me medalje për arritjen e tyre.
Pjesëmarrja e Ramsey-t dhe Vettel-it u vlerësua si një shembull pozitiv për promovimin e aktivitetit fizik dhe jetesës së shëndetshme, ndërsa prania e tyre i dha edhe më shumë jehonë njërit prej eventeve më të mëdha sportive në Mbretërinë e Bashkuar./Indeksonline/


