Dy të rinjtë e therur mbrëmë në Pejë vazhdojnë trajtimin në spital
Gjatë mbrëmjes së kaluar Indeksonline ka raportuar për një përleshje në mes disa të rinjve tek Stacioni i Autobusëve në Pejë.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Rajonit të Pejës përderisa si pasojë e kësaj të lënduar kanë mbetur dy persona.
Ndërsa nga Spitali i Pejës sot është bërë e ditur se ishin pikërisht dy persona që kërkuan trajtim, si pasojë e therrjes me thikë.
“Kanë qenë dy raste të therrjes me thike dhe pacientët po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, është thënë nga këta të fundit, raporton Indeksonline.
Ndryshe nuk dihet se si erdhi deri tek incidenti në fjalë përderisa në vendin e ngjarjes me të informuar kishin dalur të gjitha ekipet emergjente./Indeksonline/