16:36 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dy vite nga vdekja e Ergi Dinit, motra i shkon të lutet tek varri

21 nëntori i vitit 2016 qe datë e zezë për gjithë artin e kulturën shqiptare.

Një talent që premtonte shumë me talentin e tij në muzikë vdiq nga një aksident fatal.


Ergi Dini, djaloshi nga Shkodra, që u bë i famshëm qysh në paraqitjen e tij të parë në ‘X Factor’ ku edhe triumfoi, u largua nga kjo botë për mos t’u kthyer kurrë më, shkruan Indeksonline.

Ergi ishte djali i vetëm i familjes, teksa la pas një motër, që çdo ditë thuajse e kujton atë me dhimbje e krenari.


Barbara sot në dy vjetorin e vdekjes së të vëllait, i ka shkuar atij tek varri, ku shihet duke bërë lutje, ndërsa shkruan:

2 vite pa ty engjelli im!
2 vite te “mbushura” me boshllek!
Qofsh afer me ZOTIN!


Ergi do të kujtohet gjithnjë jo vetëm nga familja, por edhe i gjithë populli shqiptar, ndonëse karriera e tij qe jetëshkurtër, karizma dhe dashuria për këngën do të mbesin gjithnjë./Indeksonline/