16:19 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dybala tregon se çka i tha Pjanicit kur e kuptuan që Ronaldo po vjen

Transferimi i Ronaldos tek Juventus pa dyshimi që ishte transferimi kryesor i merkatos që e kemi lënë pas.

Sigurisht ­çdo kush do dëshironte të dinte reagimet e lojtarëve të Juventusit kur kuptuan që fituesit i pesë topave të art po vjen, transmeton Indeksonline.

Ylli argjentinas, Paulo Dybala në një intervistë ka treguar se ­çka i ka thënë Pjanicit kur e ka kuptuar që Cristiano po transferohet në Juventus.

“Kur Ronaldo erdhi, i shkrova Pjanicit: ‘Më fal Mire, por mendoj që goditjet e lira nuk do t’i gjuash ti këtë vit’ tregoj Dybala për Gazzeta dello Sport.

Pas transferimit të Ronaldos Juventus është shndërruar njëri nga kandidatët më serioz për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve./Indeksonline/