08:45 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Dyshime se Trump manipuloi raportin shëndetësor

Fuqia fizike dhe stabiliteti mendor i presidentit amerikan Donald Trump në letër ishin përshkruar si “të jashtëzakonshme”.

Por, ish-mjeku i Trump, Harold Bornstein, ka thënë se ai nuk e ka shkruar letrën e vitit 2015, e cila e paraqiste kandidatin e atëhershëm republikan në gjendje tejet të mirë shëndetësore.

“Trump e ka urdhëruar shkrimin e asaj letre”, tha ai për CNN. Bornstein po ashtu ka thënë se truprojat e Trump kanë kryer një “bastisje” në zyrën e tij në shkurt të vitit 2017, duke marrë të gjitha dëshmitë shëndetësore të Trump

Temat: