Dyshohet nga Covid, vdes papritur aktorja e Hollywood në moshën 38 vjeçare

Jessica Campbell, aktorja e filmit “Election” në vitin 1999, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare.
Ajo thuhet se vdiq papritur, më 29 dhjetor, duke lënë pas djalin e saj dhjetëvjeçar, Oliverin, ka konfirmuar kushërira e Campbellit, Sarah Wessling, në një faqe.
Shkaku i vdekjes së Jessicas nuk është zbuluar akoma, por Wesslingu i tha TMZ-së se familja e saj po pret rezultate nga Zyra e qarkut Multnomah në Oregon. Ajo raportohet se ndërroi jetë në Portland.
Sipas kushërirës, punonte si mjeke naturopatike dhe atë ditë ishte në punë normalisht. Anëtarët e familjes më pas zbuluan se ajo u rrëzua në dyshemenë e tualetit të saj, ku edhe më pas u deklarua vdekja.
Megjithatë, nga familjarët janë përjashtuar mundësitë e infektimit me COVID-19. Ajo, po ashtu u shfaq edhe në seri të tjera përfshirë, “Freaks and Geeks”, “The Safety of Objects”, “Junk”, etj.