10:35 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

E dhimbshme: Lëndohet njëri nga yjet më të famshëm në NBA

Golden State Warriors e ka mposhtur Altantan me rezultat 106-94 në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë.

Megjithatë, kjo fitore pati shije të keqe pasi që Stephen Curry u desht të lë parketin për shkak të një lëndimi që në shikim të parë dukej serioz.

Ylli nga më të mëdhenjt në NBA pikërisht në këtë takim u kthye nga lëndimi pas mungesës në gjashtë në ndeshjet e fundit.

Curry ka pësuar lëndim në gju duke lënë ndeshjen me lot në sy. Mësohet se lëndimi i tij mund ta lë jashtë parketit për 2 muaj./Indeksonline/

Temat: