10:34 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

E dhimbshme: Ndërron jetë Valdeti, studenti nga Istogu i sëmurë me kancer

Ka ndërruar jetë studenti nga Istogu, Valdet Zeqiraj i cili ishte i diagnostifikuar me kancer.

Lajmi për vdekjen e tij ka përfshirë rrjetet sociale, ku familjarë e miq të tij kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e Valdetit, shkruan Indeksonline.

Djaloshi ka ndërruar jetë në spitalin “Anadollu Hospital” në Stamboll të Turqisë.

Për Valdetin ishte kërkuar ndihmë nga qytetarët që ai të trajtohej jashtë vendit./Indeksonline/