14:32 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

E injoruan varrimin e tij, Isa Mustafës i ecin fjalët në Facebook

Pavarësisht se LDK e Isa Mustafes e injorojë ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit, lideri i partisë e ka zgjedhur Facebookun si të vetmen mënyrë për ta shprehur “dhimbjen” për veprimtarin shqiptar.

Me këtë rast, Mustafa, i ka dhënë lumturinë e fundit Adem Demaçit përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social, transmeton Indeksonline.

“Kontributi dhe rezistenca e jashtëzakonshme e Adem Demaçit për liri gjatë okupimit serb, do të përkujtohet e do të nderohet brez pas brezi nga qytetarët e Kosovës, por edhe më gjerë. Baca Adem ishte një disident i pathyeshëm dhe një jokonformist që i duhej botës shqiptare. Në këto çaste më bien ndër mend fjalët e Presidentit Rugova i cili thoshte se: “Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh”. Andaj, Baca Adem, u prehsh i qetë në dheun e Kosovës së lirë, për të cilën sakrifikove aq shumë!”, ka shkruar Mustafa në fb.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme ka pasur një sërë reagimesh ndaj zyrtarëve të LDK-së të cilët në numër shumkë të ulët kanë marrë pjesë në ceremonitë kushtuar veprës së Demaçit, dhe po ashtu edhe në varrimin e tij. Kujtojmë, se Mustafa tash e sa muaj është në regjim shtëpie për shkak të sëmundjes së tij./Indeksonline/