18:17 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / OSH

E konfirmon zëvëndëskryeministrja Redzepi, të premtën votohet programi qeverisës

Këtë të premte pritet që të votohet programi qeverisës për katër vitet e ardhshme. Këtë e ka ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Redzepi.

“Po, të premtën në orën 15:00 kemi mbledhje të Qeverisë. Pjesë e agjendës është edhe votimi i programit qeverisës” ka thënë Redzepi për Indeksonline.

Votimin e programit qeverisës gjatë këtyre ditëve e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Kurti duke thënë se do të votohet pasi të kthehet nga Brukseli.

Ka kohë që ekzekutivi po kritikohet nga opozita për siç e quajnë ata, vonesën e programit qeverisës.

Gjersa të hënën ishte ditë pushimi për institucionet publike, në Qeverinë e Kosovës ishte mbajtur një takim me kabinetin qeverisës ku po diskutohej dhe finalizohej programi qeverisës i cili do të votohet pasnesër./Indeksonline/