22:19 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

E mërkura me mjegull e ngrica

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat e kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të mbeten aktive edhe për ditën e mërkurë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot relativisht i qetë dhe me ngrica, ndërsa nëpër ultësira do të ketë kushte për formim të mjegullës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në zero gradë Celsius.

Qarkullimi i masave të ajrit do të jetë i dobët dhe do të ndikoj negativisht në cilësinë e ajrit. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, ndërsa pasdite nga juglindja.