10:26 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

E ndryshojnë zakonin, sot Thaçi e Vuçiq takohen në mbrëmje

Në mbrëmje do të mbahet takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Për dallim prej herëve të kaluara, që zakonisht takimet janë mbajtur në mëngjes, kësaj radhe pritet të fillojë në mbrëmje takimi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Thaçi do të takojë Vuçiqin, edhe pse zyrtarët serbë paralajmëruan mundësinë e dështimit të këtij takimi në shenjë proteste për taksën për 10% që Qeveria e Kosovës ka vendosur para pak ditësh për prodhimet e Serbisë dhe ato të Bosnjës.

Thaçi gjatë ditës së djeshme ka thënë se me më dëshirë do të dialogonte me një dreq, se me presidentin serb, duke përsëritur se takimet e tilla janë të vështira.