08:12 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

E pyesin a ka operacione plastike! Kjo është përgjigja e Lori Hoxhës

Çdo VIP, me dëshirë apo jo, bëhet pjesë e thashethemeve, sidomos mbi operacionet plastike dhe as Lori Hoxha nuk i ka shpëtuar kësaj pjese. Fashion blogger-ja shpeshherë është akuzuar se ka bërë operacione plastike megjithatë ajo deri më sot i ka lënë njerëzit të flasin ç’të duan pa konfirmuar dhe as mohuar nëse ka apo jo operacione.

E ftuar të shtunën në “Shiko kush luan”, gjatë lojës “Pije ose gëzuar”, Lorit iu drejtua pyetja se çfarë operacionesh plastike ka bërë dhe ajo u përgjigj: “Kam bërë çfarë më ka dashur qejfi im dhe do bëj çfarë të dua”.