11:26 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

E pyetën nëse do të pajtohet me Nicki Minaj, reagimi i Cardi B është epik!

Cardi B dhe Nicki Minaj nuk janë mikesha dhe kjo tashmë është e qartë që pas incidentit në eventin “ICONS” gjatë Javës së Modës në New York. Në videon që bëri xhiron e rrjetit, Cardi B e sulmoi me këpucë Nickin. Më pas, në një postim në Instagram ajo sqaroi se zënka kishte të bënte me komentet që Nicki kishte bërë për të bijën e saj:

“Kam lënë shumë gjëra të kalojnë… Por kur përmendni fëmijën tim, kur pëlqeni komente për mua si mama, kur bën komente për aftësitë e mia për të rritur vajzën time, atëherë aty dreqin bëhem e paparishikueshme.”

Ndërkohë Cardi B, e pranishme në një event të premten, u pyet nga gazetari i Variety, Marc Malkin nëse ekziston mundësia që ajo dhe Nicki të pajtohen dhe pse jo të bëjnë një performancë bashkë,transmeton Blitz

Reagimi ishte thjesht epik, pasi Cardi qëndroi e heshtur me një buzëqeshje në fytyrë dhe më pas bëri të qeshurën e saj karakteristike. Nga kjo kuptohet që nuk është ndër gjërat që Cardi i sheh të realizueshme, sa dhe vetë pyetja ju duk shaka.