22:38 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

E thotë shkenca: Femrat e bukura dëmtojnë shëndetin e meshkujve

Mund të ju duket vetëm teori e thënë, por tani e vërteton edhe shkenca se femrat e bukura mund ta dëmtojnë shëndetin e meshkujve.

Universiteti i Valencias në hulumtimet e bëra ka zbuluar se në një kompani të mbushur me femra të bukura vetëm 5 minuta kanë mjaftuar për të ndikuar që meshkujve t’u rriten nivelet e hormonit të stresit.

Ky hormon i njohur si kortizoli është i lidhur ngushtë me sëmundjet kardiovaskulare po ashtu edhe me shumë sëmundje tjera.

Për të mbërritur në këtë përfundim shkencëtarët kanë kryer edhe eksperimentin e kundërt në rast se kompania është e mbushur vetëm me meshkuj nivelet e kortizolit nuk kanë qenë në të njëjtin nivel.

Ani pse në dozë të vogël ky hormon ka efekte pozitive, por kortizoli i lartë kronik mund të shpie deri në sëmundje të zemrës, hipertension, diabet si dhe impotencë.

Temat: