E zbulon Allegri: Refuzova Realin për këtë arsye
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri e ka zbuluar se është kontaktuar nga Real Madrid për të zëvendësuar Zidanin.
Megjithatë, trajneri më në formë italian për momentin e ka refuzuar stolin e Kampionëve të Evropës, shkruan indeksonline.
Ai këtë e ka bërë për të qëndruar besnik ndaj fjalës që i ka dhënë Presidentit të Juventusit, Agnelli.
“Po, Florentino Perez më telefonoi të më kërkonte të bëhesha trajner i Realit, por i thashë atij jo, sepse ia kisha dhënë fjalën Presidentit Agnelli dhe nuk desha të thyeja fjalën e tij”, ka thënë Allegri. /IndeksOnline/